Trajneri i Belgjikës, i bindur se Hazard do të kthehet për EURO 2020

  • 28 February 2020 - 10:30
Trajneri i Belgjikës, i bindur se Hazard do të kthehet për EURO 2020

Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, është shprehur i bindur se ylli i skuadrës së tij, Eden Hazardi, do të kthehet në kohë për luajtur në Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi 29-vjeçar doli duke çaluar nga ndeshja e xhiros së fundit në La Liga, të cilën Real Madridi e humbi me rezultat 1:0 kundër Levantes. Klubi e konfirmoi se ai e ka thyer kyçin e këmbës, një lëndim për të cilën zakonisht duhen tre ose katër muaj për t’u shëruar.

Megjithatë, Martinez, është i bindur se Hazard do të kthehet menjëherë në formë të mirë pas këtij lëndimi, duke shtuar se për këtë arsye do t’ia japë atij një vend në ekipin e Belgjikës për EURO 2020.

“Ne kemi folur me Edenin dhe jemi në proces për ta parë se kur mund të kthehet ai nga lëndimi i tij.”, tha ish-trajneri i Evertonit, në një intervistë të dhënë për mediumin spanjoll Cadena Cope.

“Të gjithë kanë qenë jashtëzakonisht shumë të zhgënjyer nga lëndimi i tij i fundit, por kështu është jeta e një futbollisti”.

“Në tetë vitet e fundit, ai ka munguar në shumë pak ndeshje, por unë jam e bindur se ai do të kthehet para ndeshjes së fundit në La Liga këtë verë dhe do të jetë një lojtar i madh për Real Madridin e edhe për ne”.

“Edhe nëse stafi mjekësor i Real Madridit nuk më ka pyetur mua për mendimet e mia, ne jemi në kontakt me ta”.

Që nga transferimi i tij në Spanjë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019, Hazardi ka pasur shumë vështirësi me lëndime të shumta, duke arritur të luajë vetëm në dhjetë ndeshje në La Liga, në të cilat ka kontribuar me një gol dhe katër asiste.

(Kosova Sot Online )