Sot tërhiqet shorti në Europa League, Inter dhe Manchester United i mësojnë kundërshtarët e tyre

  • 28 February 2020 - 10:58
Sot tërhiqet shorti në Europa League, Inter dhe Manchester United i mësojnë kundërshtarët e tyre

Me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Ligës së Evropës.

16 skuadrat evropiane do t’i mësojnë kundërshtarët, në rrugën e tyre drejt çerekfinales.

Në këtë raund, skuadrat e të njëjtit vend mund të përballen mes vete.

Ndeshjet e para të këtij raundi luhen më 12 mars, dhe ato të kthimit shtatë ditë më vonë.

Kujtojmë se finalja këtë vit luhet më 27 maj në Gdansk.

Ekipet që do të jenë pjesë e shortit:

Bazel (SUI)

Kopenhagen (DEN)

Getafe (ESP)

Inter (ITA)

ëstanbul Baëakëehir (TUR)

LASK (AUT)

Leverkusen (GER)

Manchester United (ENG)

Olympiacos (GRE)

Rangers (SCO)

Roma (ITA)

Sevilla (ESP) )

Shakhtar Donetsk (UKR)

Wolfsburg (GER)

Wolves (ENG)

(Kosova Sot Online )