Kontratë e re rekorde për Van Dijkun

  • 28 February 2020 - 17:10
Kontratë e re rekorde për Van Dijkun

Futbollisti holandez, me kontratën e re pritet të bëhet mbrojtësi më i paguar në botë

Virgil Van Dijk mund të bëhet shumë shpejt mbrojtësi më i paguar në botë.

Futbollisti holandez është në bisedime me Liverpoolin dhe pritet ta vazhdojë kontratën me kampionin evropian dhe botëror.

Rroga aktuale e mbrojtësit të pakalueshëm është 120 mijë funte në javë, ndërsa ajo do të rritet në 150 mijë në javë.

Në bazë të kontratës së re, holandezi mund t’i marrë deri në 60 milionë euro.

Van Dijk i ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Reds” këtë sezon.

Ai do të shpërblehet për titullin e kampionit në Premierligë, të cilin pritet ta fitojë pikërisht Liverpooli.

Me Van Dijkun në ekip, mbrojtja e “Të Kuqve” është më stabile se kurrë më parë. 

(Kosova Sot Online)