United ka gati një ofertë të lartë për transferimin e Declan Rice

  • 29 February 2020 - 08:28
United ka gati një ofertë të lartë për transferimin e Declan Rice

Ole Gunnar Solskjaer me çdo kusht është duke kërkuar transferimin e Declan Rice.

Mesfushori i talentuar anglez është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

21-vjeçari ka qen lider i mesfushës te West Ham dhe shihet si pasardhës i Paul Pogbas në Old Traford.

The Sun ka raportuar se United ka përgatitur një ofertë të lartë për të arritur deri tek talenti anglez.

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 57 milionë euro për transferimin e Rices në verë.

Gjithsesi afrimi i tij nuk do të jetë fare i lehtë, pasi në garë fuqishëm është edhe Chelsea.

Londinezët e kanë pasur në akademi lojtarin dhe Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta kthejnë në skuadër për ta zëvendësuar Jorginhon që duket drejt largimit.

(Kosova Sot Online )