Milwaukee Bucks të pandalshëm, mposhtin me 47 pikë diferencë Oklahoman

  • 29 February 2020 - 11:48
Milwaukee Bucks të pandalshëm, mposhtin me 47 pikë diferencë Oklahoman

Milwaukee Bucks kanë vazhduar dominimin në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Lideri i Konferencës së Lindjes ka mposhtur me 47 pikë diferencë Oklahoma City Thunder me rezultat 133:86.

Për Bucks kjo ishte fitorja e pestë radhazi, derisa e ndërprenë serinë prej pesë fitoreve të Thunder.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi si gjithnjë për vendasit me 32 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime. 

Me pikë dyshifrore takimin e përmbyllën edhe George Hill, Lopez, Wesley Matthews e Connaughton.

Tek mysafirët basketbollisti më i mirë në parket ishte Chris Paul me 18 pikë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ishin në natën e tyre më të mirë.

Milwaukee vazhdon të mbetet në vendin e parë në lindje me 51 fitore e tetë humbje, teksa OKC është e gjashta në Konferencën e Perëndimit me 37 fitore e 23 disfata.

(Kosova Sot Online )