Ronaldo: S’e kam ndërmend të ndalem

  • 01 March 2020 - 10:43
Ronaldo: S’e kam ndërmend të ndalem

Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht moshës dhe pas paraqitjes së 1000-të në karrierë fundjavën e kaluar.

Ronaldo e barazoi një rekord në Serie A në fitoren e Juventusit 2:1 kundër SPAL-it, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi në ligën italiane.

“Kjo është një arritje e mirë”, tha Ronaldo për Sky Sports.

“Njëmijë ndeshje nënkupton se përkushtimi, puna e zellshme dhe talenti të shpaguhen”, shtoi ai.

“Nuk është e lehtë ta arrish ndeshjen e 1000-të në moshën 35-vjeçare. Jam shumë i lumtur. Është shumë mirë ama unë shpresoj se do t’i luaj edhe qindra ndeshje të tjera”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)