Çfarë gabimi i tmerrshëm nga De Gea, Evertoni në epërsi kundër Man Unitedit

  • 01 March 2020 - 15:13
Çfarë gabimi i tmerrshëm nga De Gea, Evertoni në epërsi kundër Man Unitedit

Evertoni ka kaluar në epërsi kundër Manchester Unitedit, në një ndeshje të Premierligës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Goodison Park.

Dominic Calvert-Lewin shënoi në minutën e 3-të, për epërsinë e skuadrës së Carlo Ancelottit, falë një gabimi të tmerrshëm nga David de Gea.

Në tentim për ta larguar topin nga zona, portieri spanjoll e goditi sulmuesin e Evertonin dhe topi i kthyer nga ai përfundoi në rrjetën e portës.

(Kosova Sot Online)