Mendy tregon pse e zgjodhi Realin para Barcelonës

  • 01 March 2020 - 16:46
Mendy tregon pse e zgjodhi Realin para Barcelonës

Zizu ka luajtur rrol të rëndësishëm në vendimin e Mendy.

Ferland Mendy ka treguar se prezenca e Zinedine Zidane në Real Madrid ka qenë një ndër faktorët përse ai vendosi që verën e kaluar të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Për mbrojtësin e majtë francez u interesua edhe Barça vitin e kaluar, por 24-vjeçari preferoi ta veshë fanellën e bardhë.

“Është Real Madrid, shumë e thjesht. Zidane gjithashtu ishte një plus për mua”, tha ai për Telefoot në TF1.

“S’ka pasur nevojë për të më bindur. Biseduam rreth kësaj, por s’ka pasur nevojë për t’u munduar shumë”. 

(Kosova Sot Online)