Cristiano Ronaldo arrin në “Santiago Bernabeu”

  • 01 March 2020 - 20:47
Cristiano Ronaldo arrin në “Santiago Bernabeu”

Cristiano Ronaldo tashmë gjendet në ‘Santiago Bernabeu’.

Ashtu siç u raportua, Cristiano Ronaldo do të jetë në ‘Santiago Bernabeu’ për ta përcjellë nga afër El Clasicon mes Real Madridi dhe Barcelonës.

Kjo është hera e parë që Ronaldo kthehet në Madrid, në Bernabeu, pas largimit drejt Juventusit në vitin 2018.

“El Chiringuito”, ‘beIN SPORTS’, ‘MARCA’, kanë publikuar një video të arritjes së CR7 në ‘Bernabeu’, aty ku për nëntë vite e ka veshur fanellën e Realit dhe ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje, ka dhuruar edhe 131 asistime.

(Kosova Sot Online)