Ramos e luajti El Clasicon e fundit në karrierë?

  • 02 March 2020 - 12:36
Ramos e luajti El Clasicon e fundit në karrierë?

Sergio Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë pasi mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Sergio Ramos e ndihmoi mbrëmë Real Madridin në fitoren 2:0 ndaj Barcelonës në El Clasico.

Qendërmbrojtësi spanjoll kontribuoi që madrilenët të mos pësonin gol në Santiago Bernabeu.

Me këtë rast, Reali e mori primatin në La Liga.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se për veteranin e mbrojtjes kjo mund të ketë qenë “El Clasico” e fundit.

Në fakt, Ramos ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2021, por 34 vjeçari mund të largohet nga Madridi qysh këtë verë, edhe pse ai ndihet ende mirë fizikisht.

(Kosova Sot Online)