NBA: San Antonio Spurs pëson humbje, Chicago Bulls merr fitore të vështirë

  • 03 March 2020 - 10:07
NBA: San Antonio Spurs pëson humbje, Chicago Bulls merr fitore të vështirë

Ka përfunduar edhe një xhiron në NBA, derisa kishte disa befasi nga favoritët e përballjeve.

San Antonio Spurs ka pësuar humbje nga Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 116-111, derisa në pjesën e parë nuk ishin të disponuar edhe aq për lojë.Pacers e fituan çerekun e parë me 34-26, për të dominuar edhe më shumë në të dytin me 40-23.

Në pjesën e dytë, Spurs filluan të këndellen dhe morën fitoren me vetëm një pikë dallim 27-26, për ta mbyllur edhe të katërtin me fitore 27-24.

Fitore në këtë xhiron ka shënuar edhe Memphis Griezzlies që e kanë mposhtur Atlanta Hawks me rezultat të thellë 127-88.Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në NBA:

Cleveland Cavaliers 113-126 Utah Jazz,

New York Knicks 125-123 Houston Rockets,

Orlando Magic 107-130 Portland Trail Blazers,

Miami Heat 105-89 Milwaukee Bucks, 

Chicago Bulls 109-107 Dallas Mavericks.

(Kosova Sot Online )