Fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

  • 03 March 2020 - 12:53
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka bërë të ditur se nga sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen mes Kombëtares maqedonase dhe Kosovës, në play-offs kualifikues për EURO 2020.

Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, Verdhekaltrit e kanë edhe një mundësi të dytë për ta zënë një vend në EURO 2020 – përmes fazës së play-offs kualifikues për Evropian, ku e zuri një vend pasi e fitoi Grupin D3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 26 mars, në orën 20:45, për ndeshjen gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Fituesi i kësaj përballjeje më pas do të përballet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në finale të play-offs.

Tashmë kanë dalur në shitje biletat për këtë ndeshje. Biletat për tribunat jugore dhe veriore të stadiumin “Todor Proeski” do të kushtojnë pesë dhe gjashtë euro dhe mund të blihen vetëm me dokumente identifikuese. Çdo biletë do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).

Biletat do të dalin në shitje në uebsajtin Mktickets.mk dhe mund të blihen fizikisht në pikat e mëposhtme:

– Arena Kombëtare “Todor Proeski” (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)

– TA Globe – Ohër

– TA Bran – Prilep

– Bar koncepti – Strumicë

– Kafe Symbol – Shtip

– Literatura – Manastir

– Kiosk Korso – Negotinë

– Uni Son – Veles

– Duhani Leni + – Gjevgjeli

– Libero Travel – Koqan

“Njoftojmë gjithë dashamirët e futbollit se në ditën e ndeshjes duhet me veti të bartin dokument identifikimi personal, pasi gjatë hyrjes në tribunat e stadiumin “Todor Proeski” në ndeshjen e 26 marsit shërbimi për mbajtje të rendit dhe sigurisë (përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme) do të kontrollojnë saktësinë e të dhënave personale nga biletat e blera dhe të personalizuara dhe nuk do të lejohet hyrja në stadium për ata persona të cilët nuk do të kenë biletën e personalizuar (person tjetër të futet në stadium me biletë të blerë nga tjetër person)”, thuhet në njoftimin e Federatës maqedonase.

“I paralajmërojmë gjithë të interesuarit që mos të blejnë bileta në të ashtuquajturin “treg i zi” me të dhëna personale të personave tjerë”.

(Kosova Sot Online)