Mbrojtësi ia thyen vetes hundës duke tentuar të shënojë gol akrobatik

  • 03 March 2020 - 12:54
Mbrojtësi ia thyen vetes hundës duke tentuar të shënojë gol akrobatik

Mbrojtësi polak Maciej Dabrowski e goditi veten me gju në fytyrë, pasi tentoi ta shënojë një gol akrobatik. Por, ai dështoi në tentimin e tij dhe ia theu vetes hundën.

Maciej Dabrowski ishte titullar në pozitën e qendërmbrojtësit për klubin polak Lodz, në ndeshjen e së dielës kundër Arkas në ligën elitare të futbollit në Poloni.

Por, mbrojtësi u detyrua ta lërë lojën në gjysmë pas vetëm gjatë minutave lojë në ndeshjen e ligës Ekstraklasa për një arsye të çuditshme.

Në një korner për skuadrës e tij, Dabrowski tentoi ta shënojë një gol akrobatik dhe përkundër që as nuk e preku topin e harkuar në zonë, ai e goditi veten në hundë me gjurin e tij.

(Kosova Sot Online)