Trajneri i Sllovenisë lavdëron Kosovën: Tregoi cilësi dhe zemër
Trajneri i ekipit kombëtar të Sllovenisë, Matjaz Kek, e ka lavdëruar ekipin kombëtar të Kosovës, duke thënë se skuadra e Bernard Challandes tregoi cilësi dhe zemër gjatë ndeshjeve të Grupit A kualifikues për EURO 2020.
Kombëtares dardane i ra shorti – i mbajtur të martën në Amsterdam, të luajë në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
“Grupi është konkurrues. Të gjitha skuadrat do ta kërkojnë vendin e parë. Pozita e favoritit i takon Greqisë, ndërsa Kosova tregoi cilësi dhe zemër në ciklin e fundit kualifikues për ‘EURO 2020’”, tha Kek, pas shortit në Amsterdam.
Fituesit e katër grupeve do të promovohen në Ligën B – niveli i dytë i garës – ndërsa Kombëtaret që përfundojnë në vendin e fundit në grupet e tyre përkatëse, do të luajnë në play-off për rënie në Ligën D.
Kosova e fitoi grupin e vet pa pësuar asnjë humbje në Ligën D në edicionin inaugurues 2019, duke e siguruar promovimin në një nivel më lart dhe duke e siguruar një vend në play-off për kualifikim në Euro 2020.
Dardanët ishin në garë për kualifikim përmes rrugës tradicionale deri në ndeshjen e parafundit në grup, po ashtu, para se të mposhteshin nga Republika e Çekisë.
(Kosova Sot Online )