Lazio e do Kumbullën

  • 06 March 2020 - 15:14
Lazio e do Kumbullën

Drejtori sportiv, Igli Tare po bën përpjekje maksimale që gjatë verës që vjen t’i sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar të Veronës.

Lazio është mjaft e interesuar për shërbimet e Marash Kumbullës.

Futbollisti shqiptar po shkëlqen në kampionatin italian të futbollit me ekipin aktual, Verona.

Dhe, kjo ka bërë që Napoli t’ia vinte syrin atij pasi i kishte siguruar shërbimet e Amir Rrahmanit.

Mirëpo, në garë për Kumbullën së fundmi është futur edhe Lazio.

Drejtori sportiv i liderit të ri të Serie A, Igli Tare shumë shpejt pritet të takohet me përfaqësuesit e futbollistit, shkruan mediumi italian “Il Messaggero”.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 është bërë objektiv i klubeve të mëdha, ndërsa flitet se atë e do edhe Juventusi.

Gjatë verës, Kumbulla pritet të largohet nga Verona për t’u transferuar në një klub më të madh, me gjasë në Itali. 

(Kosova Sot Online)