Zidane: Unë jam fajtor për ndeshjen më të dobët të Realit këtë sezon

  • 09 March 2020 - 09:33
Zidane: Unë jam fajtor për ndeshjen më të dobët të Realit këtë sezon

Zinedine Zidane ka marrë përgjegjësi për humbjen e Real Madridit 2:1 kundër Real Betisit të dielën në La Liga, duke e vlerësuar atë si ndeshjen më të dobët të skuadrës së vet këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Cristian Tello, e shënoi golin e fitores për Betisin në minutën e 82-të, që nënkupton se tani Real Madridi ngel dy pikë prapa rivalit në garë për titull, përkundër se triumfoi në El Clasicon e javës së kaluar.

Zidane e pranoi fajin për disfatën, i cili erdhi megjithëse se Karim Benzema e kishte barazuar rezultatin në 1:1 nga penalltia, pasi Sidnei i kishte kaluar vendasit në epërsi në pjesën e parë.

“Sot nuk morëm asgjë dhe për këtë fajin e kam unë. Më duhet ta kuptoj se çfarë ndodhi; do të luftojmë për titull në ligë deri në fund”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Unë jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjës këtu. Do ta analizojmë atë që ndodhi dhe do të ecim përpara. Luajtëm keq, bëmë shumë gabime. Na mungoi gjithçka, loja, posedimi i topit, agresiviteti; ishte loja jonë më e keqe e sezonit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )