UEFA s’do ta shtyjë Kampionatin Evropian 2020

  • 10 March 2020 - 19:35
UEFA s’do ta shtyjë Kampionatin Evropian 2020

UEFA vazhdon t’i hedhë poshtë kërkesat për shtyrjen e Kampionatit Evropian 2020, apo organizimin e tij në verën e vitit 2021, për shkak të shpërthimit të sëmundjes ngjitëse, koronavirus.

Italia është shteti i goditur më së rëndi jashtë Kinës, por sëmundja është duke u shpërndarë me shpejtësi në pjesët e tjera të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me kampionatin italian Serie A që është shtyrë deri më 3 prill tashmë, lajmet se ligat në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Portugali do t’i zhvillojnë ndeshjet pa praninë e tifozëve, druhet se ky sezon nuk do të mundë të përfundojë në kohë.

Përkundër thirrjeve nga disa vende për ta shtyrë Euro 2020 përtej datës 12 qershor, apo për ta zhvendosur atë në verën e ardhshme, UEFA këmbëngul se do të zhvillohet siç është planifikuar, sipas gazetës së përditshme spanjolle “AS”.

Ndeshja e parë dhe ceremonia hapëse do të mbahen në stadiumin olimpik të Romës.

(Kosova Sot Online)