Ilicic e shkruan historinë në Champions League

  • 11 March 2020 - 18:47
Ilicic e shkruan historinë në Champions League

Slloveni është bërë futbollisti më i vjetër që shënon tre apo më shumë gola në udhëtim në një ndeshje të Ligës së Kampionëve

Josip Ilicic e ka vendosur emrin e tij në librat e rekordeve të futbollit.

Futbollisti slloven ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e mbrëmshme duke shënuar katër gola për Atalantan, në fitoren 4:3 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, ai u bë futbollisti më i vjetër që shënon tre apo më shumë gola në udhëtim në këtë kompeticion.

Ilicic e bëri këtë arritje si 32 vjeçar e 41 ditë, duke e thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovicit.

Ilicic ndër të tjera është bërë futbollisti i parë slloven që shënon “hat-trick” në Champions League.

Ai i ka realizuar 14 gola në të gjitha kompeticionet vetëm në vitin 2020, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të forta evropiane.

Në total, këtë sezon i ka shënuar 21 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është vetëm njëri nga katër lojtarët që shënon katër gola në një ndeshje eliminuese të Championsit pas Lionel Messit, Mario Gomezit dhe Robert Lewandowskit.

Mirëpo, është lojtari i parë që e bën këtë në udhëtim.

Gjithashtu, Ilicic iu bashkua Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke u bërë vetëm lojtari i tretë që i shënon pesë apo më shumë gola në dy ndeshje vajtje-ardhje ndaj një kundërshtari në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)