Atletico eliminoi Liverpoolin, tifozët spanjollë thuhet se i infektuan vendasit me koronavirus

  • 12 March 2020 - 14:57
Atletico eliminoi Liverpoolin, tifozët spanjollë thuhet se i infektuan vendasit me koronavirus

Atletico Madridi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje, mirëpo qyteti i Liverpoolit thuhet se është duke e vuajtur vizitën e klubit spanjoll edhe më shumë, pasi që tifozët madrilenë besohet se kanë infektuar me koronavirus njerëz vendas në Liverpool.

Shumë gazetarë kishin shkruar para fillimit të ndeshjes kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Liverpoolit se kjo përballje duhej të ishte zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani zyrtarisht e ka shpallur koronavirusin pandemi dhe shumë shtete të ndryshme në Evropë janë vendosur në karantinë.

Përballja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit u luajt prapa dyerve të mbyllura në Parc des Princes, ndërsa dueli i Premierligës mes Manchester Cityt dhe Arsenali u shty.

Rreth 3000 tifozëve të Atleticos udhëtuan nga Spanja – njëra ndër vendet më të prekura nga virusi Covid-19 në Evropë – për ta përcjellë ekipin e tyre nga afër në Anfield.

 Ata e panë skuadrën e tyre duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3:2 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:2. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët e Atletico morën lëvdata në media pas ndeshjes.

Tani, faqja e tifozëve të gjigantit anglez, Liverpool Echo, e ka publikuar opinionin e disa ekspertëve që thonë se ardhja e tifozëve të Atleticos do ta rrisë rrezikun nga koronavirusi në Liverpool.

“Në Madrid, ata i luajnë ndeshjet prapa dyerve të mbyllura, ndërsa këtu në qytet i patëm rreth tre mijë tifozëve, të cilët qëndruan dhe konsumuan pije e ushqim nëpër Liverpool”, ka thënë një ekspert i shëndetit publik.

“Një pjesë e tyre do të duhet të kenë qenë me koronavirus dhe tani ne do të ketë njerëz të infektuar sonte në Liverpool për shkak të kësaj: qeveria duhet ta kontrollojë këtë dhe të mos e trajtojë publikun si fëmijë”.

Liverpool Echo vazhdon duke raportuar se dhjetë raste të reja në regjionin e Liverpoolit janë identifikuar me koronavirus. 

(Kosova Sot Online)