Rasti i dytë me koronavirus në Serie A, pozitiv edhe Gabbiadini

  • 12 March 2020 - 17:34
Rasti i dytë me koronavirus në Serie A, pozitiv edhe Gabbiadini

Pas Daniele Ruganit, edhe Manolo Gabbiadini është i infektuar me koronavirus

Një tjetër futbollist ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19. Fjala është për sulmuesin Manolo Gabbiadini.

Sampdoria ka konfirmuar zyrtarisht se futbollisti është i infektuar me koronavirus.

Në njoftim shkruhet “lojtari është me grip, por është mirë”.

Ai gjithashtu, njëjtë si Rugani i Juventuist që doli pozitivi në testin për virusin Covid-19, reagoi në rrjetet sociale.

“Edhe unë kam koronavirus”, shkroi lojtari në rrjetet sociale. “Dua t’i falënderoj të gjitha ata për mesazhet, por jam mirë, mos u brengosni. Ndjekeni rregullat, qëndroni në shtëpi dhe çdo gjë do të shkojë mirë”.

Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)