Serie A rikthehet me 3 maj?

  • 12 March 2020 - 23:26
Serie A rikthehet me 3 maj?

Serie A pritet të rikthehet në aksion me 3 maj, raportojnë mediat italiane.

Për shkak të koronavirusit, që ka pushtuar botën, Serie A, La Liga, Ligue dhe shumë evenimente tjera janë anuluar si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vrasës.

Madje, raportohet se UEFA do të vendosë të martën që Euro 2020 të shtyhet në vitin 2021, e cila është parashikuar të startojë me 12 qershor, me ndeshjen hapëse që ishte caktuar në Romë mes Italisë dhe Turqisë.

Nëse UEFA e shtyn Kampionatin Evropian, atëherë sipas mediave në Itali, ligat do të rikthehen në aksion në muajin maj për të përfunduar sezonin 2019/20.

Gjithë qershori i parashikuar për Evropian, mund të shfrytëzohet për t’i përfunduar kampionatet.

Parashikohet të nisë gjithçka me 3 maj, ndërsa të përfundojnë në fund të qershorit.

Sipas Corriere della Sera, Serie A u shtye deri me 3 prill fillimisht si masë paraprake, por s’do të nisë deri me 3 maj. 


(Kosova Sot Online)