Përkundër vendimit pozitiv, ndeshjet e fundjavës në Premierligë rrezikojnë të shtyhen

  • 13 March 2020 - 09:06
Përkundër vendimit pozitiv, ndeshjet e fundjavës në Premierligë rrezikojnë të shtyhen

Premierliga e ka caktuar një takim urgjent për të premten, duke e bërë të ditur këtë lajm vetëm rreth një orë pasi e konfirmoi se ndeshjet e fundjavës do të vazhdonin ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që ndeshja të anulohen kudo nëpër Evropë, përderisa dueli i Premierligës mes Manchester Cityt dhe Arsenalit u vendos të shtyhet vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes.

Disa lojtarë të Arsenalit e kanë vendosur veten në karantinë pasi kishin qenë në kontakt me presidentin e Olympiacosit, kundërshtarit të tyre të fundit në Ligën e Evropës, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus.

Pastaj, në orët e vona të së enjtes, Topçinjtë konfirmuar se trajneri Mikel Arteta gjithashtu është infektuar me koronavirus, përderisa shumë mediume në Angli kanë raportuar edhe Benjamin Mendy është vetizoluar pasi që një familjar i tij është në spital shkaku i koronavirusit.

Këto lajme kanë bërë që Premierliga ta thirrë një takim urgjent me klubet në mënyrë që të vendoset përfundimisht nëse ndeshjet e fundjavës mund të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar në fillim.

“Pas lajmërimit të Arsenalit se trajneri i ekipit të parë, Mikel Arteta, doli pozitiv në testin për koronavirus, Premierliga do ta mbajë një takim urgjent me klubet nesër në mëngjes sa i përket ndeshjeve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Premierliga.

“Premierliga nuk do ta komentojë më këtë situatë deri pas takimit”.

(Kosova Sot Online )