Kur do të kthehet Premierliga dhe si ndikon suspendimi i ndeshjeve

  • 13 March 2020 - 13:52
Kur do të kthehet Premierliga dhe si ndikon suspendimi i ndeshjeve

Ndeshjet e Premierligës janë suspenduar deri më 3 prill për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, që i ka prekur edhe një numër të klubeve nëpër Evropë.

Vendimi u mor të premten më 13 mars, pas një marrëveshje kolektive mes Federatës angleze të futbollit, Ligës së Futbollit Anglez, Superligës së Grave dhe Kampionatit të Grave.

Fillimisht, të enjten në mbrëmje, Premierliga lëri të kuptohet se ndeshjet do të zhvilloheshin ashtu siç ishte planifikuar. Mirëpo, vendimi u ndryshua pasi u konfirmuar disa raste me koronavirus në disa klube.

Cilat ndeshje të Premierligës janë suspenduar shkaku i koronavirusit?

Premierliga ka vendosur t’i suspendojë ndeshjet e xhiros së 30-të dhe xhiros së 31-të. Kjo do të thotë se ndeshjet e mëposhtme nuk do të zhvillohen:

DataNdeshja

14 MarsBrighton vs Arsenal

14 MarsWatford vs Leicester City

14 MarsBournemouth vs Crystal Palace

14 MarsManchester City vs Burnley

14 MarsNewcastle United vs Sheffield United

14 MarsNorwich City vs Southampton

14 MarsAston Villa vs Chelsea

15 MarsWest Ham vs Wolves

15 MarsTottenham vs Manchester United

16 MarsEverton vs Liverpool

20 MarsTottenham vs West Ham

21 MarsChelsea vs Manchester City

21 MarsNewcastle United vs Aston Villa

21 MarsNorwich City vs Everton

21 MarsBurnley vs Watford

21 MarsLiverpool vs Crystal Palace

22 MarsLeicester City vs Brighton

22 MarsManchester United vs Sheffield United

22 MarsSouthampton vs Arsenal

22 MarsWolves vs Bournemouth

Kur do të kthehet Premierliga?

Sipas vendimit aktual, Premierliga do të kthehet më 4, 5 dhe 6 prill – kur është planifikuar të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 32-të. Megjithatë, Premierliga ka bërë të ditur se ndeshjet do të suspendohen edhe më tutje nëse situata nuk përmirësohet.

Si do ta ndikojë ky suspendimin garën në Premierligë?

Ndeshjet e shtyra të këtyre dy xhirove do të duhet të zhvillohen dikur brenda sezonit normal, pasi që gara duhet të përfundojë para qershorit, shkaku i përgatitjeve për zhvillimin e Kampionatit Evropian 2020.

Xhiroja e 38-të do të zhvillohet më 17 maj, ndërsa finalja e FA Cup më 18 maj. Finalja e Ligës së Kampionëve është më 30 maj. Të gjitha këto data mund të ndryshohen shkaku i shtyrjes së ndeshjeve të radhës.

Megjithatë, të gjitha këto ndeshje të shtyra bëjnë që të ketë një hapësirë shumë të vogël për kompensimit e ndeshjeve të humbura, pasi që Kampionati Evropian fillon më 12 qershor.

Por, ende nuk është e qartë se si do të shpallet kampioni i ligës dhe si do të funksionojë kualifikimi për edicionet e ardhshme të garave të UEFA-s, si dhe promovimi e rënia nga ligat vendore. 

(Kosova Sot Online)