“Jam shumë mirë, do t’i shënoj gol edhe koronavirusit”

  • 14 March 2020 - 09:26
“Jam shumë mirë, do t’i shënoj gol edhe koronavirusit”

Vlahovic thotë se ëshë mirë, e ka marrë me shaka gjithë këtë që po ndodh për shkak të koronavirusit

Sulmuesi i ri i talentuar i Fiorentinës, Dusan Vlahovic rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit ditën e djeshme, ndërsa lajmi u dha nga vetë klubi vjollcë nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ndër të tjera tha se skuadra është futur në karantinë.

Vetë futbollisti reagoi në orët e vona të mbrëmje nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ku theksoi se ndihet shumë mirë dhe se nuk ka simptoma të virusit, ndërsa premtoi se do “t’i shënojë gol edhe atij”.

“Dua t’i qetësoj të gjithë dhe t’u them se jam mirë. Duhet të dini se nuk do të jetë ky virus që do të më ndalë të bëj gol… Madje do t’i shënoj edhe atij”, deklaroi sulmuesi i talentuar.

Përveç Fiorentinës, në karantinë janë edhe skuadrat e tjera të Serisë A si Sampdoria, Verona, Udinese dhe Juventus, ndërsa rastet e futbollistëve të prekur kanë shkuar në 7 deri tani.

Koronavirusi ka ndalë gjithë futbollin nëpër botë.

Tani për tani, gjitha kampionatet pothuajse jane suspenduar, raporton Gazeta Express.

Edhe ndeshje të shumta ta kombëtareve të parapara të zhvillohen në fund të muajit mars dhe në fillim të prillit, janë anuluar.

FIFA ka kërkuar që të anulohen gjitha ndeshjet, përfshirë edhe ajo mes Maqedonisë dhe Kosovës, që do të luhej në kuadër të play-off të Nations League në luftën për një vend në Kampionatin Evropian, që gjithashtu rrezikon të shtyhet.

Ende nuk dihet se kur do të nisin kampionatet, e gjithë kjo për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës CONVID-19. 

(Kosova Sot Online)