Asensio nuk ndalet, për shkak të koronavirusit tani stërvitet në shtëpi

  • 14 March 2020 - 10:27
Asensio nuk ndalet, për shkak të koronavirusit tani stërvitet në shtëpi

Për shkak të koronavirusit, qendra stërvitore Valdebebas është mbyllur dhe gjithë futbollistët janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Natyrisht, ata punën e përditshme, që tani s’mund ta kryejnë në stërvitje të zakonshme, Marco Asensio po e bën në shtëpi.

Ai ka vazhduar me procesin e rikuperimit në shtëpinë e tij në Madrid derisa ka shfrytëzuar që përmes videove në Instagram të dërgojë një mesazh për të gjithë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, vetëm në këtë mënyrë e luftojnë virusin vdekjeprurës, Convid-19.

(Kosova Sot Online)