Angelino, objektivi i Barcelonës

  • 14 March 2020 - 13:24
Angelino, objektivi i Barcelonës

Angelino ka rënë në radarin e Barcelonës

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona është duke e monitoruar mbrojtësin e majtë të Manchester City, Angelino.

Angelino, aktualisht i huazuar te RB Leipzig, ka impresionuar skautët e Barcës gjatë ndeshjes me Tottenhamin në Champions League.

Mbrojtësi i majtë aktualisht i Barcelonës, Junior Firpo, raportohet se ka dështuar të impresionojë dhe mund të largohet gjatë verës.

Angelino shihet si zëvendësues i mirë për Jordi Alban. 

(Kosova Sot Online)