Norvegjezi vendos rekord historik

  • 15 March 2020 - 10:11
Norvegjezi vendos rekord historik

Erling Braut Haaland ishte padyshim njeriu kryesor i këtij sezoni. Norvegjezi fillimisht i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij me Salzburg në Champions League, ndërsa muajt e fundit bëri të njëjtën gjë me Borussian e Dortmundit.

Formë e shkëlyqer për të, me 40 gola të shënuar në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Nëse sezoni do të mbyllej në këtë moment, gjë që ka gjasa të ndodhë për shkak të Coronavirusit, Haaland do të futet në histori si sulmuesi më efikas i të gjitha kohërave.

Talenti ka luajtur në total 2200 minuta këtë sezon dhe ka prodhuar 40 gola dhe 9 asist. Nëse e përkthejm në mesatare diçka të tillë, Haaland kontribuon për ekipin e tij të paktën me 2 gola (ose asist) për çdo ndeshje.

Norvegjezi do të kalonte në këtë renditje edhe Lionel Messin, i cili në sezonin e tij më të mirë në karrierë, atë 2011-12 kishte një mesatare 1.79 gola ose asist për 90 minuta. Në atë kohë, argjentinasi shënoi 73 gola dhe 31 asist në 5221 minuta që kishte luajtur.

(Kosova Sot Online)