“Liverpooli e meriton titullin e Premierligës”

  • 15 March 2020 - 18:42
“Liverpooli e meriton titullin e Premierligës”

Folëer shpreson që ashtu siç edhe e meriton, nëse ndërpritet krejtësisht kampionati, t’i dhurohet titulli Liverpoolit.

Në Angli ka zëra se mund të shpallet i pavlefshëm sezoni 2019/20 i Premierligës, për shkak të koronavirusit që ka ndaluar aktivitetet në gjithë botën.

Sido që të jetë, kjo do të ishte e papranueshme për një ekip që ka 25 pikë më shumë se vendi i dytë dhe që matematikisht ishte vetëm një apo 2 fitore larg trofeut pas 30 vitesh, varësisht se çfarë do të bënte City.

Robbie Fowler mendon se Liverpooli është ekipi më i mirë ndonjëherë që ka fituar trofeun, për shkak të dominimit total dhe për këtë, titulli as që duhet të diskutohet.

“Nuk mendoj se ka një fans që nuk e pranon se Liverpooli meriton të jetë kampion, të cilët tashmë mund të them se janë fitues të Premierligës”, u shpreh ai.

“Nëse sezoni do të përfundonte këtu tani, trofeu duhet t’u jepet atyre si fitues”.

“Kanë luftuar shumë për 30 vite që të arrijnë këtu ku janë kështu që e di fort mirë se çfarë do të thotë. Ata e meritojnë”. 

(Kosova Sot Online)