Sakrifica e madhe që po bën ish-lojtari i Realit i infektuar me virus, i vetmuar dhe larg familjes!

  • 16 March 2020 - 17:44
Sakrifica e madhe që po bën ish-lojtari i Realit i infektuar me virus, i vetmuar dhe larg familjes!

Garay tash e disa ditë është vetizoluar.

Ish-lojtari Real Madridit ka dalë pozitiv me koronavirus dhe për këtë tash e disa ditë është izoluar në një dhomë ku do të qëndrojë së paku 14 ditë.

Sido që të jetë, ai nuk është vetëm, pasi aty familja janë gjatë tërë kohës dhe afrohen te dritarja për t’i treguar dashurinë që kanë për lojtarin që ta mposhtë sa më parë sëmundjen që po merr mijëra jetë njerëzish.

Fotografin e ka publikuar vet lojtari në Instagram ku ka shkruar: “Ajo është gjithmonë me mua çfarëdo që ndodh, të dua zemra ime”, duke iu referuar bashkëshortes që i dhuron puthje nga xhami.

(Kosova Sot Online)