Çfarë do të ndodhë sot në takimin urgjent të UEFA-s

  • 17 March 2020 - 10:04
Çfarë do të ndodhë sot në takimin urgjent të UEFA-s

Njerëzit më të fuishëm të futbollit evropian do të takohen përmes një video konference të martën për t’i diskutuar mënyrat se si duhet të ballafaqohet kriza e koronavirusit, që ka shkaktuar suspendimin e ligave dhe garave kudo në kontinent.

BBC Sport raporton se gjithçka mund të ndodhë në këtë takim pasi që UEFA nuk e përjashton asnjë mundësi gjatë kërkimin për një zgjidhje se si të gjendet një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin është përballur futbolli në kohën moderne.

Çfarë po ndodh?

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e ka thirrur një takim me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollitëve Botërore (FIFPro). Ky takim është ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit.

Çfarë do të diskutohet?

Garat e UEFA-s. Kampionati Evropian 2020 dhe edicionet aktuale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Pse?

Futbolli në shumicën e vendeve në Evropë është ndalur përkohësisht. Vendet e vetme në Evropë ku u luajt futboll në nivelin e parë të shtunën ishin Rusia, Turqia, Hungaria, Serbia dhe Ukraina. Ndeshjet e Turqisë u zhvilluan prapa dyerve të mbyllura. Të hënën, Federata hungareze lajmëroi se liga është suspenduar. Të gjithë ndeshjet e kësaj javë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës janë anuluar. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë garat, duke bërë kështu që të komplikohet kalendari i këtij sezoni. Takimi është ftuar me synimin për ta gjetur rrugën përpara në këtë krizë.

Çfarë do të ndodhë me EURO 2020?

Kampionati Evropian 2020 pritet shtyhet.

Deri kur?

Dhjetori i këtij viti është përmendur si datë e mundshme për fillimin e garës, por është përmendur edhe plotësisht anulimi i saj. Megjithatë, më së shumti gjasa ka që të shtyhet deri në vitin 2021. Kjo do t’u jepte kohë kampionateve vendore ta përfundojnë këtë sezon.

Pse është e rëndësishme të përfundohet sezoni aktual në kampionate?

Të gjitha ligat në Evropë i kanë shitur të drejtat televizive. Nëse ndeshjet nuk zhvillohen, Federatat apo klubet do të duhet t’ua kthejnë parave kanaleve televizive dhe bëhet fjalë për shuma të mëdha parash në rastin e liga më të forta, për shembull në Premierligë jepen më shumë se 3 miliardë për vit gjithsej. Pa e shtyrë datën aktuale të përfundimit të sezonit, 17 maj, sezoni s’ka mundësi të përfundonte. Shtyrja e Evropianit është e nevojshme nëse UEFA dëshiron t’u japë mundësi klubeve ta përfundojnë sezonin.

A e thjeshtëson kjo zgjidhjen?

Zgjidhja e këtij problemi s’do të jetë e thjeshtë, pasi që UEFA i ka edhe kontratat e veta dhe sponsorët e vet të cilët duhet t’i kënaqë, kështu që shtyrja e Evropianit sjell pasoja. Për më tepër, UEFA ka gara të tjera që do t’i organizojë në pranverën dhe verën e vitit 2021 që do të ndikoheshin: Kampionati Evropian në kategorinë e grave, Liga e Kombeve, Kampionatin Evropian për ekipet U-21. UEFA dëshiron që të sigurohet që këto gara zhvillohen dhe dëshiron bashkëpunim nga ligat dhe klubet e tyre që kjo gjë të ndodhë.

Çka do të ndodhë me Ligën e Kampionëve?

Ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të kësaj jave janë shtyrë. E njëjta ka ndodhur edhe me tetë ndeshje të po të njëjtës fazë këtë javë në Ligën e Evropës. Njëra ndër opsionet është që nga çerekfinalet ekipi fitues të zgjidhet vetëm përmes një ndeshjeve, jo vajtje-ardhje si është deri në finale. Kjo do të thotë se ndeshjet do të zhvilloheshin në një formë miniturneu në Stamboll dhe Gdansk. Kjo do të diskutohet të martën, por nuk dihet nëse do të vendoset menjëherë.

Çfarë do të ndodhë me ligat vendore?

Takimi s’ka të bëjë asgjë me ligat vendore. Por, kur të vendoset për këto garat e tjera, atëherë dihet plani të cilin duhet ta bëjnë gati ligat për ta përfunduar sezonin. 20 klubet e Premierligës pritet të takohen të enjten.

A do të zgjidhet situata?

Pasi që nuk dihet se kur do të mbarojë kriza e koronavirusit, nuk dihet as nëse zgjidhja e propozuar sot do të mundë të aplikohet. Për më tepër, vendimet e qeverive të vendeve evropiane i hedhin poshtë të gjitha vendimet e tjera të Federatave të Futbollit.

(Kosova Sot Online)