“Nuk mund t’ia humbni Liverpoolit të gjithë punën e rëndë”

  • 17 March 2020 - 10:13
“Nuk mund t’ia humbni Liverpoolit të gjithë punën e rëndë”

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, John Alridge, i ka bërë thirrje Premieligës ta rinisë sezonin pas krizës së koronavirus dhe t’ia japë mundësinë Liverpoolit ta shpallet kampion për herë të parë në 30 vjet e të mos ia humbin të gjithë punën e rëndë.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirus.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Alridge, shpreson që futbolli do të rinisë aty ku u ndërpre në mënyrë që Liverpoolit të mos i humbet puna e rëndë që e ka bërë përgjatë sezonit.

“Ndeshjet s’do të rinisin në prill. Pse të mos e mbajmë tani pushimin veror për dy apo tre muaj? Nëse ata do të duhet të luajnë prapa dyerve të mbyllura, atëherë le ta bëjnë këtë. Pastaj mund ta kemi një minipushim”, ka thënë Alridge.

“Ne mund ta ndajmë ligën në dy pjesë, mes gjysmës së parë dhe gjysmës së dytë. Ky është vetëm një mendim i imi. Ne duhet ta përfundojmë disi këtë sezon dhe pastaj t’ia nisim tjetrit me freski”.

“Nuk po mendoj vetëm për Liverpoolin. Ka ekipe në Championship që po tentojnë të dalin në Premierligë, pastaj i kemi ekipet në zonën e rrezikut. Nuk mund t’ia humbni këtyre ekipeve të gjithë punën e bërë. Duhet të përfundohen ligat para se të vazhdohen me gjëra të tjera”. 

(Kosova Sot Online)