Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e dëshiron me ngulm transferimin në Barcelonë

  • 17 March 2020 - 11:42
Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e dëshiron me ngulm transferimin në Barcelonë

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e dëshiron me ngulm transferimin në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës. Ai e ka vendosur të ardhmen e tij që nga afati kalimtar i janarit.

E përditshmja spanjolle Sport raporton se Pierre-Emerick Aubameyang do të bëjë gjithçka që ka mundësi për ta bindur klubin londinez ta lejojë atë të largohet nga Emirates këtë verë.

Sulmuesi i Arsenalit e ka thënë publikisht se ai është i lumtur në Emirates, mirëpo gazeta Sport pretendon se Barcelona po llogarit në transferimin e tij në Spanjë që nga janari i këtij viti.

Aubameyangu, i cili për momentin mban shiritin e kapitenit në Arsenal, ishte përfolur për një transferim edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo fundi i merkatos së dimrit e gjeti atë në Londër ende.

Tani, futbollisti nga Gaboni dëshiron të sigurohet që sezonin e ardhshëm ta vazhdojë në një klub tjetër, veçanërisht në Barcelona, pasi që beson se s’mund të arrijë shumë suksese me Topçinjtë dhe dëshiron ta provojë një sfidë të re në karrierë.

Aubameyangu i ka shënuar 20 gola këtë sezon dhe e ka asistuar një tjetër nga 32 ndeshjet e zhvilluara me Arsenalin gjatë edicionit 2019/20 (26 ndeshje në Premierligë dhe gjashtë të tjerë në Ligën e Evropës).

Barcelona është përfolur për transferimin e një sulmuesi, mirëpo më së shumti është spekuluar për Lautaro Martinezin e Interit, i cili megjithatë kushton mjaft shumë dhe 30-vjeçari Aubameyang mund të jetë opsion më i lirë.

(Kosova Sot Online)