“Klubet e Premierligës duhet t’u ndihmojnë ligave më të ulëta”

  • 18 mars 2020 - 09:18
“Klubet e Premierligës duhet t’u ndihmojnë ligave më të ulëta”

Ish-futbollisti anglez, Jamie Redknapp, u ka kërkuar klubeve të Premierligës t’u ndihmojnë klubeve të ligave më të ulëta ta përballojnë krizën e koronavirusit, si dhe t’u ndihmojnë pasi të jetë kaluar kjo situatë.

Pandemia Covid-19 ka bërë që shumica e futbollit nëpër botë të anulohet ose shtyhet për të ardhmen e afërt. Në mesin e ligave të suspenduara janë edhe ligat e futbollit në Angli.

Shqetësimet më të mëdha janë për klubet më të vogla në ligat e niveleve më të ulëta të futbollit, pasi që me ndërprerjen e kampionatit, atyre u janë pamundësuar disa përfitime financiare, si nga shitja e biletave, prej të cilave varet ekzistenca e tyre.

Përderisa qeveria britanike i ka ndarë 330 miliardë njerëz për t’u ndihmuar bizneseve të vogla ta përballojnë këtë krizë, Redknappp është ende i shqetësuar për të ardhmen e shumë klubeve të futbollit.

“Kur bota të bëhet më e mirë dhe ne mund t’ia nisin nga fillimi gjithçka, është shumë e rëndësishme që Premierliga dhe klubet e tjera të ndihmojnë dhe të bëjnë çfarëdo që të mundem për t’i mbajtur gjallë klubet e vogla”, ka thënë Redknapp.

“Bizneset më të vogla mund të falimentojnë shkaku i kësaj, atyre do t’u duhet ndihmë. Pak ndihmë për ta s’do t’i dëmtonte klubet e Premierligës, duke i marrë parasysh të gjitha përfitimet që ata i marrin nga Premierliga”.

(Kosova Sot Online)