Ish-mbrojtësi i Interit: Kam humbur shokë shkaku i koronavirusit

  • 18 March 2020 - 10:18
Ish-mbrojtësi i Interit: Kam humbur shokë shkaku i koronavirusit

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Kombëtares së Italisë, Riccardo Ferri, e ka dhënë një përshkrim personal për jetën në Itali pas përhapjes së koronavirusit, duke thënë se ka humbur shokë e ka të tjerë që janë duke u trajtuar në spital shkaku i infektimit me virusin Covid-19.

56-vjeçari i kishte regjistruar 45 paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë gjatë karrierës së tij, të cilën e shpenzoi pothuajse të gjithën në Inter, ku i bëri 418 paraqitje zyrtare.

Për Ferrin, kriza e koronavirusit ka pasur ndikim të madh nën jetën e tij, pasi që atij i kanë vdekur të afërm shkaku i kësaj pandemie, që e ka prekur më së shumti Italinë në Evropë.

“Unë jetoj në Lodi, kështu që në njërët nga zonat e para të kuqe në vend. Unë e përjetova me vetë sytë e mi zhvillimin e situatës emergjente. Ishte e pabesueshme të shohësh autoambulancë të kalojë çdo tre minuta. Situata është ende e tensionuar, në spitalin e Lodit s’ka më shtretër”, ka thënë Ferri.

“Kam humbur shokë dhe të tjerë janë tani në spital. Një mik i imi, që është 50-vjeçar, u dërgua në spital sepse kollitej, kishte simptoma të gripit dhe niveli i tij i oksigjenit kishte rënë. Ai sapo e kishte humbur babanë e vet shkaku i koronavirusit e pastaj doli edhe ai pozitiv”.

“Ai është në gjendje shumë më të mirë sot, por ai është nën mbikëqyrje në spitalin në Pavia. Unë po lutem për të gjithë ata që s’patën sukses në këtë betejë. Dua t’i falënderoj të gjithë mjekët, infermierët dhe shërbimet emergjente, që kanë punuar ditë e natë pa ndalur”.

(Kosova Sot Online)