Koronavirus – s’ka stërvitje, s’ka ndeshje, s’ka as rroga për futbollistët!

  • 19 March 2020 - 20:56
Koronavirus – s’ka stërvitje, s’ka ndeshje, s’ka as rroga për futbollistët!

Për aq ditë sa do të jenë në karantinë, larg fushave, s’do të marrin asnjë cent.

Ky është vendimi i fundit i Lyonit për futbollistët e saj në këto ditë të vështira kur bota është kapluar nga pandemia koronavirus.

Olympique Lyon i ka nxjerrë përkohësisht të papunë futbollistët e saj.

Lyon ka marrë të njëjtat masa si disa klube të tjera në Francë teksa për shkak të koronavirusit dhe shtyrjes së të gjitha kompeticioneve futbollistike në Francë dhe Europë kanë vendosur për momentin futbollistët e tyre për të mos i paguar pa zbritur në fushë për seanca stërvitore dhe ndeshje.

Pas Amiens, Montpellier dhe Nimes ka qenë radha e Lyon që bën gara edhe në në Champions League teksa ka fituar sfidën e parë të raundit të 1/8-ave ndaj Juventusit me shifrat 1-0.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga kjo javë futbollistët e Lyon janë përkohësisht të papunë.

Arsyeja është gjithmonë e njëjta, koronavirusi, armiku i fshehtë që ka izoluar botën.

Kujtojmë se më keq se Lyoni ka vepruar Sioni në Zvicër, që ka shkëputur kontratat me 9 lojtarë, mes tyre edhe me shqiptarët, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Ligat më të mëdha nëpër botë janë suspenduar dhe nuk dihet kur do të rifillojnë, shpresa mbetet maji nëse koronavirusi ‘zhduket’ deri atëherë.

UEFA ka vendosur zyrtarisht që Kampionatin  Evropian ta shtyjë për vitin 2021, duke i hapur kështu rrugë Ligave që të përfundojnë deri në fund të qershorit, po ashtu edhe garave të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, që tashmë janë caktuar edhe datat e finaleve, gjithmonë nëse armiku i padukshëm ‘largohet’. 

(Kosova Sot Online)