Gazetari i njohur nga Maqedonia zbulon detajet e ndeshjet kundër Kosovës

  • 20 March 2020 - 13:54
Gazetari i njohur nga Maqedonia zbulon detajet e ndeshjet kundër Kosovës

Gazetari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se përballja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 4 qershor dhe se tifozët do të lejohen brenda në stadium.

Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit për Kampionatin Evropian, pasi që është në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për këtë garë, që të martën u vendos të shtyhet nga vera e këtij viti në verën e vitit tjetër.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ftoi në takim përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, që i ka ndalur përkohësisht pothuajse të gjitha garat në Evropë.

Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar fillimisht, edhe ndeshjet e play-offs për këtë garë janë shtyrë.

Kosova ishte e supozuar të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offs më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit, kur do të luante si mysafire ose kundër Gjeorgjisë, ose kundër Bjellorusisë.

Gazeta nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibraimi, pretendon se ndeshja do të zhvillohet më 4 qershor, me praninë e tifozëve në stadium.

“Maqedonia e Veriut-Kosova me 4 qershor, me prani të tifozëve. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve për EURO 2021 mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor 2020 me prani të publikut, kurse finalja është me 9 qershor”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook Ibraimi.

“Ndeshja duhej të zhvillohej me 26 mars, por u shty për shkak të koronavirusit.  Takimi do të luhet në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi”. 

(Kosova Sot Online)