Chiellini në pritje të rezultateve për koronavirus: “Shpresoj të dalë negativ”

  • 20 March 2020 - 23:09
Chiellini në pritje të rezultateve për koronavirus: “Shpresoj të dalë negativ”

Edhe Chiellini i është nënshtruar testeve për koronavirus

Aktualisht të gjithë futbollistët e Juventusit janë të izoluar në hotelin e klubit J-Hotel. Që nga momenti që Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus, të gjithë futbollistët u futën në karantinë nga klubi.

Rasti i dytë në klubin bardhezi ishte ai i mesfushorit francez, Blaise Matuidi.

Frika është e madhe dhe rreziku për raste të tjera është evident.

Në një intervistë me tifozët nga J-Hotel ka folur kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini, i cili gjithashtu ka nënvizuar se ka bërë testet dhe shpreson të mos dalë pozitiv me koronavirus.

“Kam bërë testet ditën e djeshme dhe jam në pritje të lajmeve, nuk kam simptoma dhe shpresoj të dalë negativ”, deklaroi Chiellini.

Koronavirusi deri më tani ka marrë afër 10 mijë jetë njerëzisht, ndërsa janë infektuar afër 300 mijë persona.

Pervec Kines dhe Korese se Jugut, Italia është vendi që është goditur më së shumti nga kjo pandemi.

Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë vdekur 627 persona në Itali, duke shkuar në total numri në 4,032.

Edhe Irani eshte nje nder vendet me te prekura.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Iran, një nga vendet më të prekur, është rritur në 1 433.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Alireza Reisi, deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 149 të infektuar.

“Me 1 237 raste të reja brenda një dite, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 19 644”, shtoi ajo.

Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga fillimi i shpërthimit dhjetorin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)