U shtrua me urgjencë në spital, mësohet gjendja shëndetësore e nënës së Cristianos

  • 21 March 2020 - 10:41
U shtrua me urgjencë në spital, mësohet gjendja shëndetësore e nënës së Cristianos

Pak kohë më parë, nënë e Cristiano Ronaldos u dërgua me urgjencë në spital, pas një mpiksje të gjakut në venat shumë pranë trurit.

Mirëpo, për fat të mirë ylli i Juventusit ka marrë një lajm  të mirë, pasi nëna e tij, Dolores Aveiro ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpi.

Lajmi është konfirmuar nga burime të ndryshme në Portugali, teksa lajmi u konfirmua fillimisht nga motra e CR7 Elma Aveiro.

Kujtojmë që po atë ditë të qenë afër nënës së tij, Ronaldo fluturoi menjëherë në vendlindje, në fillim të marsit. Portugezi ka qëndruar në Portugali këto ditë të vështira të Koronavirusit. CR7 ka një lidhje shumë të afërt me mamënë e tij.

(Kosova Sot Online)