Hysaj driblon me gruan e tij: Kur ajo e prish lojën…!

  • 21 March 2020 - 14:56
Hysaj driblon me gruan e tij: Kur ajo e prish lojën…!

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, ka postuar një video në rrjetet sociale me partneren e tij.

Shkodrani kuqezi ndodhet në karantinë, bashkë me familjen në këto kohë pandemie globale të koronavirus, që po merr mijëra jetë njerëzish nëpër botë.

Ashtu si shumë futbollistë e artist nëpër botë, edhe Hysaj është bërë pjesë e sfidës së letrës higjenike (stayhomechallenge), në këto ditë izolimi në shtëpi.

Kuptohet, pasi është argëtuar bashkë me partneren me një rrotull (top) letre higjienike, Hysaj ka bërë nominimin përkatës për t’iu përgjigjur sfidës së tij, tejet virale dhe globale tashmë.

Deri më tani, me këtë virus të rrezikshëm dhe padukshëm, janë infektuar mbi 300 mijë persona në gjithë botën, derisa kanë ndërrua jetë mbi 11 mijë.

Numri i vdekjeve është më i madhi në Itali nga koronavirusi, madje ka kaluar edhe Kinën, vend në të cilin lindi gjithçka.

Raportohet se deri më tani kanë vdekur mbi 4 mijë persona në Itali.

Për shkak të virusit COVID-19, tashmë në Evropë janë suspenduar pothuajse gjitha kampionatet.

Ato priten të rinisin në maj, nëse stabilizohet situata nëpër botë, teksa parashikohet të përfundojnë në fund të qershorit.

Ligat mund të përfundojnë sezonin edhe pse me vonesë falë UEFA-s që ka vendosur ta shtyjë Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ për vitin 2021.

UEFA ka bërë të ditur se edhe përkundër që do të luhet në vitin 2021, Evropiane do të vazhdojë të quhet ‘Euro 2020’. 


(Kosova Sot Online)