Arbitri shqiptar ‘ngec’ në Gjermani, thirrje Ramës: Nuk na pranojnë as hotelet, ku të shkojmë?!

  • 21 March 2020 - 20:10
Arbitri shqiptar ‘ngec’ në Gjermani, thirrje Ramës: Nuk na pranojnë as hotelet, ku të shkojmë?!

Një arbitër i kategorisë superiore i është drejtuar me një thirrje të fortë kryeministrit Rama, i cili pak ditë më parë tha se për shqiptarët që kanë ‘ngecur’ në shtete të tjera për shkak të koronavirusit, nuk mund të bëhet asgjë.

Klajdi Kola, i cili ka mbetur në Frankfurt të Gjermanisë, i është drejtuar kryeministrit me thirrje, pasi sipas tij as hostelet (hotele të vogla) e hotelet nuk pranojnë më njerëz për shkak të koronavirusit, duke e bërë mjaft të vështirë qëndrimin e shqiptarëve jashtë vendit.

“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Nuk nuk na pranojnë as hostelet dhe as hotelet për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në ndonjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën. Ju lutem na jepni një zgjidhje”, shkruan Kola në Instagramin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)