“Lukaku e vesh fanellën e Interit për shkak Dybalas që refuzoi transferimin te United”

  • 22 March 2020 - 22:14
“Lukaku e vesh fanellën e Interit për shkak Dybalas që refuzoi transferimin te United”

Dybala-Lukaku, shkëmbimi ishte afër të ndodhte, por argjentinasi nuk deshi të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, dhe kështu Lukaku kaloi te Interi…

Ropmelu Lukaku ishte kërkesa e parë e Antonio Contes, pasi u ul në stolin e Interit dhe drejtuesit e klubit zikaltër ia plotësuan dëshirën në ditët e para të muajit gusht, ndonëse për një moment edhe Juventusi u fut në garë për shërbimet e belgut.

Megjithatë tani që kanë kaluar disa muaj, menaxheri i Lukakut, Federico Pastorello zbulon se sulmuesi belg ishte vetëm një hap pranë transferimit te Juventusi dhe se marrëveshja dështoi në momentin që Paulo Dybala refuzoi kalimin te Manchester United.

“Pati një moment që Juve ishte shumë pranë transferimit të Lukakut, dhe nëse ky i fundit sot vesh fanellën e Interit, është për shkak të Paulo Dybalës për refuzoi transferimin te Manchester United, pasi të dy klubet patën një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë. Më pas Lukaku, i ndikuar edhe nga afeksioni i tifozërisë, vendosi të transferohet te Interi, ku ishte edhe një trajner që e simpatizonte shumë”, deklaroi Pastorello.

Vendimi i Lukakus doli të jetë i qëlluar.

Ai po shkëlqen me Antonio Conten në stol.

Ai ka shënuar 23 gola në 35 paraqitje dhe është vetëm 4 gola larg sezonit më të mirë në karrierë.

Në edicionin 2017/18, Lukaku e mbylli atë me 27 gola në të gjitha garat me fanellën e Manchester United, rekord personal. 

(Kosova Sot Online)