Suspendohen edhe Lojërat Olimpike

  • 22 March 2020 - 22:19
Suspendohen edhe Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më në fund është dorëzuar ndaj pandemisë së koronavirusit.

Nuk do të ketë Olimpiadë në Tokio që ishte paraparë të zhvillohet nga 24 korriku deri më 9 gusht.

Kjo u vendos sot në mëngjes nga IOC në një takim urgjent të mbledhur në Lozana (Zvicër).

Aty u morën vesh që brenda një muaji, të japin edhe datën e saktë se kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike.

UEFA tashmë ka vendosur për Evropianin, është shtyrë për vitin 2021. 

(Kosova Sot Online)