Basha: “Jam në karantinë, s’kam ndërmend të tërhiqem edhe pse njerëzit po lëvizin lirshëm”

  • 22 March 2020 - 22:29
Basha: “Jam në karantinë, s’kam ndërmend të tërhiqem edhe pse njerëzit po lëvizin lirshëm”

Nè njè intervistè pèr Tuttomercatoweb Migjen Basha ka folur pèr eksperiencën nè Australi dhe jo vetèm.

Ish-mesfushori i Torinos ka zbuluar se pèr momentin ai dhe skuadra e tij Melbourne Victory janè nè karantinè pas njè udhëtimi nè Zelandèn e Re, ndèrsa ka folur edhe për tè ardhmen.   

Eksperienca australiane – Po, jam në karantinë për shkak të kësaj situate të krijuar. Në kampionatin australian, luan një skuadër nga Zelanda e Re. Të dielën e kaluar fluturuam drejt Uellingtonit (kryeqyteti i Zelandës së Re) dhe si për ironi të fatit, qeveria australiane kishte vendosur që secili që udhëton jashtë Australisë, të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë. Si pasojë, ata ndryshuan ndeshjet tona. Kampionati po luhet pa tifozë. Gruaja dhe fëmijët e mi mund të lëvizin lirshëm. Nuk ka frikë dhe panik këtu. Por, megjithatë janë marrë masa.

Objektivat e ardhshme dhe a do të rikthehet në Europë – Nuk mund ta them. Jam 33 vjeç dhe kam kontratë me Melbourne-in deri në vitin 2021 dhe do të jem ende i moshuar për Europën. Por, dua të luaj derisa të më gëzojë. Nuk ka ndërmend të tërhiqem tani.

Përvoja në Itali – Italia më ka dhënë gjithçka. Kam shkuar atje 19 vjeç dhe jam rritur vetëm. Më bëri të kuptoja se si është jeta dhe çfarë njeriu mund të bëhesh pavarësisht vështirësive. Por, nuk tërhiqem kurrë. Më ndihmoi të ngjitesha nga Seria C deri te Torinoja dhe më pas të bashkohesha me kombëtaren e Shqipërisë.  I jam shumë mirënjohës Italisë dhe mezi pres të kthehem dhe të bëj një tur të takoj çdo gjeri që kam njohur”, rrëfen ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)