Shtyhen për një vit Lojërat Olimpike, e konfirmon kryeministri japonez

  • 24 March 2020 - 13:53
Shtyhen për një vit Lojërat Olimpike, e konfirmon kryeministri japonez

Organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020 – event ky që pritej të fillonte më 24 korrik të këtij viti – janë marrë vesh ta shtyjnë turneun për një vit për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Duke folur në një konferencë për media të martën, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka thënë se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është pajtuar që të shtyhen Lojërat Olimpike.

“Unë propozova që turneu të shtyhet për një vit dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u përgjigj duke u pajtuar 100 për qind”, ka thënë Abe.

(Kosova Sot Online)