Mirë se erdhe në jetë ëngjëll i vogël/ Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, i vendos emër tipik shqiptar

  • 26 March 2020 - 10:47
Mirë se erdhe në jetë ëngjëll i vogël/ Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, i vendos emër tipik shqiptar

Gëzimi i parë për të, fryti i dashurisë me bashkëshorten e tij, erdhi në jetë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e dha vetë mesfushori me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ,  ka zbuluar një portret të ëmbël familjar, ndërsa shihet e shoqa edhe djali i tyre.

Ai ka zbuluar se është bërë me djalë, të cilin e kanë quajtur, Klevis, një emër shqiptar që konfirmon kështu dhe njëherë lidhjen e mesfushorit kuqezi me Shqipërinë.

“Mirë se erdhe në jetë ëngjëll i vogël! Mami dhe babi të duan pafund Klevis Xhaka,” shkruan 28 vjeçari bashkangjitur me foton e shpërndarë në Instagram.

(Kosova Sot Online)