U bë xhaxha për herë të parë, Granit Xhaka publikon postimin emocionues

  • 26 mars 2020 - 10:55
U bë xhaxha për herë të parë, Granit Xhaka publikon postimin emocionues

Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka u bë ditën e djeshme baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Arbnora, solli në jetë djalin, të cilin e quajtën Klevis.

Një emocion i veçantë për Taulantin dhe familjen e tij.

Por gëzim të madh ka përjetuar edhe Granit Xhaka, i cili tashmë është bërë xhaxha.

Nëpërmjet një postimi Graniti, ka ndarë me fansat e tij, emocionet e ardhjes në jetë të nipit të ti.

Postimi i plotë;

“Doja të ndaja me ju gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA. Faleminderit ZOT! Vëllai im, Taulant Xhaka, dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis, që ta gëzojë emrin, të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë. Axha Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet për ju të gjithë.

Të njëjtin gëzim dhe emocion kam ndjerë, si ditën që u bëra vetë baba. Zot, faleminderit për këtë dhuratë. Jam shumë, shumë i lumtur dhe me fat që ju kam. Axha Granit, Leonita  dhe Ayana ju duan fort. Jemi shumë, shumë krenarë. Gjithmonë do jemi me ju”, shkruan Granit Xhaka.

(Kosova Sot Online)