Gjyqtari kosovar kërkon falje për ofendimet ndaj Albin Kurtit, thotë se iu hakua Facebooku

  • 26 March 2020 - 13:57
Gjyqtari kosovar kërkon falje për ofendimet ndaj Albin Kurtit, thotë se iu hakua Facebooku

Qëndrim Vata është arsyetuar pas postimit të tij në rrjetet sociale, përmes së cilave mbrëmë e kishte fyer kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjyqtari kosovar u pezullua sot nga Komisioni i Gjyqtarëve pranë Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mund të dënohet ashpër për postimin e tij.

Mirëpo, Vata është arsyetuar përmes rrjeteve sociale me një postim tjetër, duke thënë se profili i tij në Facebook ishte hakuar dhe se postimin e kishin bërë persona të papërgjegjshëm, e jo vetë ai.

Ai po ashtu ka kërkuar falje nga personat që janë prekur nga postimi i tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e gjyqtarit Qëndrim Vata:

(Kosova Sot Online)