Agjenti nuk e përjashton transferimin e Ozil te Fenerbahce

  • 27 March 2020 - 16:18
Agjenti nuk e përjashton transferimin e Ozil te Fenerbahce

Nuk përjashtohet largimi i Ozilit nga Arsenali

Erkut Sogut, agjenti i Mesut Ozil, nuk e ka përjashtuar transferimin e mesfushorit në Turqi te Fenerbahce, pasi t’i skadojë kontrata.

31-vjecari ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2021.

“Kurrë nuk i dihet në futboll. Para së gjithash, ju asnjëherë s’mund të parashikoni lëvizjet e lojtarëve”, tha Sogut për Goal.

“E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris, Ozil është shumë i lumtur aty ku është, në Arsenal. Ai ende ka kontratë dhe tani për tani s’ka asnjë ndryshim”.

“Do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja kur kontrata të përfundojë, por për tani – s’kam asgjë për të thënë”.

Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, kur u transferua nga Real Madridi.

Ai ka bërë 253 paraqitje me fanellën e ‘Topçinjve’, ka shënuar 44 gola. 


(Kosova Sot Online)