“E doja Neymarin në Madrid shumë kohë më parë”

  • 27 March 2020 - 17:50
“E doja Neymarin në Madrid shumë kohë më parë”

Carlos ka zbuluar se dëshira e tij ishte ta shikojë Neymarin me fanellën e bardhë

Neymar iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona në vitin 2017, por është lidhur tashmë me një rikthim të mundshëm në Camp Nou, derisa në të kaluarën është lidh edhe me Real Madridin.

Legjenda e Los Blancos, Roberto Carlos, ka treguar se kohë më parë, e donte Neymarin në Santiago Bernabeu.

“Nëse do të varej nga unë, Neymar do të ishte këtu shumë kohë më parë, por jeta nuk është se si ne duam”, tha Carlos për Fox Sports Radio.

“Këta lojtar të shkëlqyer e kanë vendin te klubi më i mirë në botë. Reali sot është referencë për çdo lojtar”.

“Doni ta fitoni Champions Leaguen? Ejani në Real Madrid”.

Edhe Casemiro vazhdimisht ka përsëritur se gjithmonë e ka dashur Neymarin në Madrid dhe vazhdimisht i ka folur për këtë, por që deri më tani kanë mbetur vetëm fjalë. 


(Kosova Sot Online)