“Budalla është ai që i sugjeron Messit të largohet nga Barcelona”

  • 27 March 2020 - 21:28
“Budalla është ai që i sugjeron Messit të largohet nga Barcelona”

Lionel Messi nuk ka nevojë të largohet nga Barcelona në mënyrë që të rrisë vlerën e tij, thotë Jamie Carragher.

Vazhdimisht është raportuar se fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë duhet të ndjekë drejtimin e rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldo, për të dëshmuar vetën siç e ka dëshmuar CR7 në Serie A, La Liga e Premierligë.

Megjithatë, sipas legjendës së Liverpoolit, kjo është marrëzi.

“Është budallallëk. Absolutisht diçka e dobët”, tha Carragher.

“Ai është në një top klub, është lojtari më i mirë aty dhe është lojtari më i mirë në Evropë”.

“Shfaq më të mirën në raste kur duhet të shfaq kundër të mëdhenjve, kjo është ajo që bën dhe nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve. Mirë për Ronaldon, por nuk mund të kritikohet për këtë Messi”. 

(Kosova Sot Online)